Në Parkun Rinia, në zemër të kryeqytetit, do të ndërtohet një godinë tridimensionale me shumë kate. Kompania daneze “Bjarke Ingels Group” u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin e ri, i pagëzuar si “Tirana Fountain Plaza”. Projekti fitues parashikon një ndërtesë të ngritur mbi nivelin e tokës, me volume që synojnë të lirojnë hapësirën e parkut dhe ta mbajnë atë të aksesueshme për publikun. Projekti do të zëvendësojë godinën aktuale të kompleksit “Tajvani” në kryeqytet, që është një pronë private.