Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamenti Evropian publikoi draft-raportin për Shqipërinë, ku vlerësohet progresi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit, por theksohen edhe kritika për standardet demokratike dhe sundimin e ligjit. Raporti përshëndet faktin që Shqipëria hapi të gjitha grup-kapitujt brenda 13 muajve dhe konfirmon objektivin për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.