Top Channel/ Progres raporti për Kosovën, KE: Urgjente marrëveshja finale me Serbinë
19/10/2021 22:38

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për vitin 2021 për Kosovën ku theksohet se nevojitet urgjent një marrëveshje finale me Serbinë në mënyrë që dy vendet të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane. Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore në implementimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese dhe gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë”.thuhet në progres raport Ndërkohë komisioni europian e cilëson situatën në veri të vendit sfiduese, veçanërisht në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe kushtet për lirinë e shprehjes. Ndikimi i pavend politik mbi emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve të lartë publikë dhe nëpunësve civilë është vërejtur në disa raste dhe Kosova ka përmbushur vetëm disa nga zotimet e saj për kriteret e bazuara në merita. Thuhet në raport. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur dhe mbetet një çështje që shkakton shqetësime serioze. Pavarësisht përpjekjeve të bëra, ekziston nevoja për një vullnet të fortë për një përgjigje të fuqishme të drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë. Kosova është ende në një fazë të hershme të zhvillimit të një sistemi gjyqësor që funksionin mirë. Administrimi i përgjithshëm i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadalshëm, joeficent dhe i prekshëm nga ndikimi i parregullt politik.

Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45