Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03/2026 20:01

Në listën me pak emra të huajsh ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë është edhe ai i portugezit i rritur në Londër Ruben Saraiva. Po kush është 45-vjeçari Saraiva, i cili mori përsipër të ekzekutonte me 6 plumba Ardian Nikulaj në Prill 2023, pas refuzimit të shumës prej 500.000 euro nga killerat vendas të Niklës? Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu me ndihmën e Tiago Carrasco, gazetar i revistës portugeze Expresso, ndërton profilin e vrasësit të Ardian Nikulajt. Ruben Saraiva është djali i Clinton Saraivas, i cili erdhi nga Johanesburgu në Afrikë e Jugut, për të luajtur futboll me U-19 të ekipin protugez ‘Académica Coimbra’. Në qytetin Coimbra, kur ishte 20 vjeç Clinton takohet me Milu, me origjinë nga Angola e cila punonte si banakiere në një lokal. Nga lidhja e tyre në vitin 1995 erdhi në jetë Ruben. Më pas ata zhvendosen në Londër ku blejnë edhe një shtëpi në vitin 2004 në zonën South Reading në vlerën e 150.000 stërlina. Kjo është një foto ekskluzive siguruar nga Top Channel, ku është fiksuar Ruben Saraiva kur ishte në shkollën fillore në Londër. Foto ekskluzive, Ruben Saraiva në shkollën fillore në Londër Disa vite më pas prindërit e tij divorcohen dhe në moshën 17-vjeçare nis përballja e parë e Ruben si shkelës ligji. Një gjykatë në Londër, në Nëntor 2013 e dënon me 9 muaj shërbim prove pasi pranoj akuzat për qëllim shitje të 32 dozave heroine që iu kapën. Atë kohë Ruben jetonte me gjyshen dhe kishte nisur punë në magazinën e shpërndarjes të supermarketeve Tesko. Në vitet e mëpasshme Ruben punoi si asistent- trainer në Londër me babain Clintonin duke i mësuar fëmijëve futbollin. Por përsëri përfshihet në probleme me drejtësinë dhe dënohet disa vite për rrahje e përdorim thike. Pas përfundimit të dënimit ai është dëbuar nga Anglia në Portugali. Rikthyer përsëri në Londër dhe në rrethana edhe të panjohura rekrutohet si vrasës me pagesë dhe mbërrin në Shqipëri më 14.02.2023 ku në aeroport pritet nga Edmond Haxhia dhe ish e fejuara e tij. Haxhia është akuzuar nga prokuroria Lezhë si organizator i vrasjes për qëllime gjak-marrje pas një kalvari 30 vjeçar vrasjesh mes fiseve Lekstakaj dhe Niklulaj. Dy javë më parë, pak përpara se prokurori Arben Nika në pretencë të kërkonte burgim përjetë, Saraiva iu drejtua gjykatës me një fjalë përmbajtja të cilës është siguruar nga Top Channel. Ruben Saraiva nuk ka folur për provat filmike dhe ato të përftuara nga ADN-ja përmes të cilave u shpall fajtor por për kushtet në burg prej ekstradimit nga Maroku nga Interpol Tirana, në 31 Dhjetor 2024. “I nderuar trup gjykues. Ju kërkoj të dëgjoni jo vetëm faktet e çështjes, por edhe zërin e një njeriu që ka jetuar në heshtje të plotë për mbi dy vjet brenda mureve të këtij shteti. Autoritetet e burgut kanë zbatuar ndaj meje një protokoll të veçantë i cili ka nënkuptuar. Izolim të plotë nga çdo i paraburgosur tjetër. Ndalim të ajrimit të përbashkët me persona të tjerë apo aktivitete të përbashkët brenda burgut. Ndalim të çdo kontakti me botën e jashtme, duke përfshirë familjen time dhe konsullatën e Portugalisë. Nuk kam mundur të kontribuoj në mbrojtjen time në mënyrën që ligji ma garanton. Kjo nuk është ankesë e thjeshtë për kushte jetese, është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtës sime për gjykim të drejtë”, shprehet Saraiva. Pasi vendimi i sotëm i Gjykatës Lezhë, të marrë formën e prerë Top Channel mëson se avokati i tij Kujtim Cakrani, do të nisë procedurën e transferimit të Ruben për vijimin e vuajtjes së dënimit, në një burg në Angli ose Portugali.

Top Channel/ ‘Këta janë si viktimat e atyre videove’,Blushi te Ligjet: Sjellin dosje si arkivolet…
02/10 12:02
Top Channel/ ‘Mbasi bëtë plazh u kujtuat për reformën’, Manja Opozitës: Dorëzuat në shtator…
02/10 11:55
Top Channel/ Gjermania, presion BE-së për Ballkanin: “ Nuk i kemi përmbushur premtimet”!
02/10 11:53
Top Channel/ OpenAi shkarkon tre punonjës: Keqpërdorën informacione konfidenciale!
02/10 11:52
Top Channel/ Protestat në Kosovë kundër Speciales, reagon BE: “E drejtë e tyre themelore”!
02/10 11:52
Top Channel/ “Kjo fundjavë vendimtare për presidentin”, Kurti: “Urgjent me nisjen e konsultimeve”!
02/10 11:52
Top Channel/ ‘Konsultim antikushtetues’, Boçi-Manjës:Qartazi ky raport është kundër PD, është çyryk…
02/10 11:37
Top Channel/ Zjarri në malin e Manatisë, era favorizon përhapjen e flakëve, ndërhyhet nga ajri
02/10 11:32
Top Channel/ ‘Nuk jam njeriu që urdhëron kush të vij’, Manja-Ndojës:Bini dakort para se të vini si…
02/10 11:24
Top Channel/ ‘Ndërprit mbledhjen, jam kot këtu’, Ndoja debat me Manjën: Bën sikur di më shumë se…
02/10 11:13
Top Channel/ Debate te Territorialja/ Strazimiri shpërthen ndaj Manjas:Zbato ato që ke aty, mos…
02/10 11:09
Top Channel/ Territorialja/‘Pse t’i mbaj ai qitapët’, Korreshi: E keni pasur furrën e nxehtë…
02/10 11:08
Top Channel/ Qytetarët e Memaliajt në Protestë te Kryesia e Kuvendit, edhe kryebashkiaku mes tyre
02/10 11:08
Top News – Wendt takon Peleshin. ‘Kuvendi, rol te forcimi i marrëdhënieve dypalëshe’
02/10 11:05
Top Channel/ Proteste përpara Kryesisë Kuvendit, banorët e Memaliaj kundra reformës territorial
02/10 10:49
Top News – ‘Propagandë me dosje bosh’! Deputeti tregon dosjet e Kuvendit me konsultimin me qytetarët
02/10 10:46
Top News – Belgjika merr Eldi Dizdarin, i dënuar për trafikun e tonelatave me kokainë në BE
02/10 10:37
Top Channel / Tension në protestën e 124 / Një grup qytetarësh bllokuan rrugën pas tubimit
02/10 00:01
Top Channel / Kthehet alarmi i zjarreve / Digjet një shtëpi në Peqin, situatë kritike
01/10 23:57
Top Channel / Rama publikon foton me Trump /Ironi me ata që e kritikuan se nuk takoi personalitete
01/10 23:54