Top Channel/ Procesioni i Epitafit, besimtarët ortodoksë përkujtojnë të Premten e Madhe
18/04/2025 22:40

Në mbarë Shqipërinë, qindra besimtarë ortodoksë janë mbledhur për të përkujtuar të Premten e Madhe, ditën kur sipas traditës fetare përkujtohen vuajtjet, kryqëzimi dhe vdekja e Jezu Krishtit. Ceremonitë dhe procesionet tradicionale janë mbajtur në disa qytete të vendit, duke sjellë një atmosferë reflektimi, paqeje dhe përgatitjeje shpirtërore për Pashkët. Në Katedrën Ortodokse në Tiranë, besimtarët u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të dërguar lutje. Procesioni solemn, i ndjekur nga klerikë dhe besimtarë, nisi nga katedralja në Sheshin “Skënderbej” dhe përfundoi sërish në kishë, duke sjellë një ndjesi solemniteti dhe përkushtimi shpirtëror. Në Korçë, ceremonia u zhvillua në sheshin përpara Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ku epitafet e kishave të qytetit u bashkuan në një procesion të përbashkët që përshkoi bulevardet kryesore. Besimtarë të shumtë morën pjesë në këtë parakalim simbolik, duke mbajtur qirinj dhe duke përçuar mesazhe të ringjalljes dhe shpresës. Edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, ceremonia u zhvillua sipas traditës së përvitshme. Pas riteve liturgjike në Kishën e Shën Todrit, epitafi doli në orën 19:30 nga Kisha, i shoqëruar nga dhjetëra besimtarë dhe nga Banda Frymore e qytetit. Në Durrës, ceremonia u mbajt në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, ku pas meshës dhe riteve liturgjike, u zhvillua procesioni i epitafit. Besimtarët përshkuan rrugën kryesore të qytetit në heshtje, me qirinj në duar, duke përcjellë mesazhe të thella besimi dhe shprese.

Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58