Lëvizje e lirë mes vendeve të rajonit me karta identiteti, njohje e diplomave universitare, njohje e kualifikimeve profesionale për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët: vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord në Berlin për nënshkrimin e tre marrëveshjeve të reja në kuadër të bashkëpunimit rajonal, lëvizje kjo e përshkrua nga ministrja e jashtme gjermana Annalena Baerbock si një hap përpara në procesin e anëtarësimit në BE.