Procesi i rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç ka ecur me ritme të ngadalta, për shkak të problemeve me pronat. Kryeministri Edi Rama, duke folur për rindërtimin, në konferencën për mediet, tha se rasti i Laçi është një nga mënyrat më të shëmtuara të përballjes me maskarenjtë e drejtësisë, që ende nuk kanë kaluar procesin e Vetting-ut.