Në komunën e Skënderajt, deri më tani, ka një interes të ulët të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës. Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, që ndodhet në një nga qendrat e votimit të Skënderajt, raporton se pak qytetarë janë paraqitur deri më tani.