Top Channel/ Pritja zyrtare për 113-vjetorin e Pavarësisë, bën bashkë politikanë Shqipëri-Kosovës
28/11/2025 22:47

113-vjetori i Pavarësisë bëri bashkë politikanë të Shqipërisë e Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të sistemit të drejtësisë, njerëz të medias e kulturës, në pritjen zyrtare të organizuar në Pallatin e Brigadave, organizuar nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Krah kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda, atmosferës kuqezi ju bashkuan në mbrëmje edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ndërkohë që ra në sy mungesa e opozitës. Para të ftuarve, Presidenti Begaj e nisi me mesazhin për bashkim dhe forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan. “Ky flamur nuk njeh ndarje, as interesa të ngushta, as kufij mes nesh. Ai njeh vetëm bashkimin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar përpara shtetin që trashëguam nga të parët. Fatet tona u ndanë kundër dëshirës tonë, sot fati i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar brenda e jashtë vendit të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara”. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit tha se në 113 vite e pavarur, Shqipëria ka krijuar një imazh serioz në arenën ndërkombëtare, ndërsa theksoi rëndësinë e integrimit në Bashkimin Evropian. “Sot, 113 vjet më vonë, ne jemi sërish pranë një objektivi tjetër historik: anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq pranë. Familjes evropiane ne nuk i kërkojmë një vend, por duam të zëmë vendin që na takon. Anëtarësimi na kërkon institucione të forta, drejtësi të besueshme, ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme, arsim dhe shëndetësi cilësore dhe një administratë publike profesionale. Anëtarësimi është një provim që ne duhet ta kalojmë vetëm së bashku si shtet dhe si shoqëri”. Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj nuk la pa përmendur edhe të gjithë shqiptarët, që Pavarësinë e festojnë jashtë territorit shqiptar, anembanë botës. “Diaspora shqiptare, e shpërndarë në çdo kontinent, është një urë e fuqishme me botën, është zemra jonë që rreh larg, është një burim i jashtëzakonshëm ekspertize, investimi dhe diplomacie kulturore. Detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje”. Në fund, kreu i Shtetit Shqiptar kujtoi luftërat që po zhvillohen në botë, duke vlerësuar kontributin e Shqipërisë në paqe, siguri dhe dialog, si aleate e NATO-s, ndërsa theksoi se vendi ynë mbetet aleat i fortë i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër kryeministri Rama ka bërë një postim në rrjete sociale ku e konsideron pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmanit, kuptimplotë. “Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës”, shkruan Rama.

Top Channel/ Kos tregon kur hyjmë në BE/ “Shqipëria mbyllë negociatat vitin e ardhshëm”
27/11 15:13
Top Channel/ “S’kërkojmë dhurata, duam maksimumin e detyrave”, Rama: Do i përmbushim pikë për pikë
27/11 14:21
Top Channel/ Rama në konferencë me Kos/ Dera e BE-së është e hapur, Ballkani duhet të nxitojë
27/11 14:04
Top Channel/ “Ne deputetët të heqim dorë nga dietat”, rrëzohet amendamenti i Leskajt në Kuvend
27/11 13:48
Top Channel “Në 2030 në BE” Rama konferencë me Kos: Rruga përpara nuk është e lehtë
27/11 13:21
Top Channel/ “Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë 15%” Marta Kos: Rrugët tregtare në presion
27/11 12:56
Top Channel/ Rama: Shqipëria nuk do të lërë asnjë detyrë pa përmbushur në rrugën drejt BE-së
27/11 12:48
Top Channel/ Kuvendi kalon buxhetin 10 mld euro, Kuvendi rrëzon të gjitha amendamentet e opozitës
27/11 12:16
Top Channel/ Opozita përballë Marta Kos, Muçi kritikon mbështetjen për Ramën, kërkon qeveri kujdestare
27/11 12:13
Top Channel/ “Kemi shumë rrugë për të bërë” kryeministri Rama: BE gati të na ndihmojë
27/11 10:44
Top Channel/ Korreshi ironizon ministrin: Shko futi një çaj mali, s’kemi takat të të arrestojmë ty
26/11 15:26
Top Channel/ Demo: Mbi 200 policë të lënduar, janë sulmuar mbi 30 banka gjatë protestës
26/11 15:25
Top Channel/‘Vetëm sazia ka munguar’, Korreshi: 50 vite në diktaturë, ju mendjen e kishit te vjedhja
26/11 15:15
Top Channel/ Harta territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit
26/11 15:12
Top Channel/ Ministria Ismaili: Mund të pranohet diskutimi me dy standarde, por jo dhuna
26/11 15:11
Top Channel/ Buxheti 2027, Braçe mbron ndryshimet fiskale, Berisha: Po rëndoni shqiptarët e bizneset
26/11 15:10
Top Channel/ Manja ironizon PD për protestën e 28 nëntorit: Ju festoni tortën e Lulit, ne Pavarësinë
26/11 15:08
Top Channel/ Reforma zgjedhore, PD kërkon kohë, Balla: E keni bojkotuar
26/11 15:07
Top Channel/ PD kërkon tërheqjen e aktit normativ, Berisha përsërit akuzat ndaj Ballës
26/11 15:06
Top Channel/ Luarasi: Levën e hekurit dhe molotovin nuk e mbron asnjë konventë
26/11 15:03