Erdogan dhe Rama do kenë në orën 15:00 një konferencë për mediat, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve. Fjala është për shtatë marrëveshje, të cilat priten të firmosen ditën e sotme. E para ka të bëjë me një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare. E dyta mësohet se do të jetë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.