Kosova nisi një kontigjent të FSK-së drejt Turqisë, duke ofruar kështu ndihmën e saj për vendin e goditur nga tërmetet vdëkjëprurëse. Kontingjenti përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit. “Në varësi të nevojave dhe kërkesave gjatë ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit dhe asistencës për pasojat e tërmetit”, sqaroi Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj. Momenti kur trupat e Kosovës mbërritën në Adana u prit me duartrokitje nga vullnetarët turq. Pamjet e tij u publikuan nga Fondacioni SETA në Uashington.