Në Elbasan po vijon puna për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit, Në të dy krahët e lumit po ndërtohen argjinatura mbrojtëse të cilat po shkojnë drejt përfundimit. Ky investim pritet të shmang rrezikun e përmbytjeve të banesave dhe tokave bujqësore, ndërsa zhvillon më tej urbanizimin e zonës.