Të premten Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka aprovuar të hyrat e lejuara maksimale për operatorët energjetikë në vend. Sipas këtij vendimi rritja mesatare e tarifave të energjisë elektrike do të jenë rreth 16%. E në të njëjtën periudhë qytetarët vazhduan protestën kundër rritjes.Të premten, ata u mblodhën përsëri në qendër të Prishtinës me kërkesën e njëjtë "Asnjë cent më shumë".