Top Channel/Prishtina s`e bën të gjatë: Nuk pranoi fletë-qortimet, sharkohet shefi serb i policisë!
03/11/2022 19:26

Vetëm një ditë pasi refuzoi publikisht të zbatonte vendimin e qeverisë së Kosovës për prerjen e fletë-qortimeve për personat që qarkullojnë me targat serbë, drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuric, i mbërriti njoftimi se është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi u vendos prej Kreut të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, me arsyetimin e “moszbatimit të autorizimeve ligjore dhe vendimeve zyrtare". Gjuric tashmë dyshohet për veprat penale "Sabotim" dhe "Thirrje për rezistencë". Ka reaguar menjëherë drejtori i Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic, i cili mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, me qëllimin e vetëm të denonconte këtë shkarkim të padrejtë sipas zyrtarit serb. Gjuric u pezullua "i doli në mbrojtje popullit serb. Ai dhe mjaft të tjerë nuk duan të bëhen pjesë e persekutimit të serbëve, sepse nuk është ky qëllimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ku qëndron gabimi i Gjuricit që thjesht nuk deshi të ndiqte vendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat janë politike”, u shpreh Petkovic. Bojkoti i serbëve në veri thellohet tashmë edhe me deklaratën e fundit të Listës serbe se të shtunën do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet në veri, përfshirë ato gjyqësore, të policisë dhe në institucione të tjera. Edhe ky qëndrim erdhi si formë reagimi ndaj largimit të Gjuricit, i konsideruar prej kësaj partie si i “paligjshëm dhe anti-serb”. Të gjithë ne kemi hyrë në institucionet e Kosovës sepse kjo ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, dhe duke pasur parasysh se Prishtina nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara, është e qartë se nuk kemi çfarë të kërkojmë në ato institucione sepse Prishtina shkel secilën prej tyre”, tha përmes një deklarate për shtyp kreu i Listës Serbe, Goran Rakic.

Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52
Top Channel/ 1 milion euro për Botërorin, 500 mijë euro kombëtares së Kosovës për Sllovakinë
30/03 12:18
Top News- Misioni i FSK në Gaza/ Kurti: Jemi gati për forcën paqeruajtëse
30/03 11:13
Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13
Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31
Top Challen/ Vjosa Osmani “luftë” Kushtetueses: Nuk ka asnjë shkelje në dekretin e shpallur
26/03 20:20
Top News – Vrasja e Liridonës, autori: ‘Naimi më tha që është serbe, më premtoi para e punë’
26/03 17:29
Top Channel/ Gjyqi për Liridona Ademit, Naim Murseli merr në dorë foton e bashkëshortes pas…
26/03 15:31