“Ne jua dërguam vajzën nuse… ata na e sollën me arkivol.” Janë këto fjalët rrëqethëse të një nëne që humbi vajzën e saj në rrethana tragjike.Më shumë se një muaj pas tragjedisë që tronditi opinionin publik, dhimbja në familjen e Xhuana Nikollit mbetet e pashuar. 25-vjeçarja, që sipas të afërmve i dha fund jetës pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, nuk jeton më. Por plagët që la pas janë ende të hapura.