Top Channel/ “Princi të ruajë distancën 5 metra nga Elia”, Top Channel zbardh urdhrat e gjykatës
11/03/2024 21:18

Gjashtë ditë pasi Elia Zaharia dhe Princi Leka i Dytë Zogu paditën njëri-tjetrin për dhunë, ndërsa në media u publikua një video e përplasjes mes tyre, gjykata i ka pajisur të dy me urdhër mbrojtje. Në dokumentin e plotë të gjykatës të siguruar nga Top Channel, theksohet që Princi mund t’i afrohet Pallatit Mbretëror, vetëm në rastet kur do të takojë vajzën e mitur. Në urdhrin e mbrojtjes për Elia Zaharinë gjykata e urdhëron të paditurin Princ Leka 2 të mos i afrohet ish-bashkëshortes në proces divorci, njëherësh paditëses Elia Zogu, përtej një distance prej 5 metrash. Po ashtu Princ Leka Zogu urdhërohet të mos qëndrojë në Rezidencën Mbretërore ku jeton paditësja Elia Zogu, me përjashtim të rasteve kur ka oraret e takimit me vajzën e tij të mitur, Geraldina. I padituri Leka II Zogu ka të drejtë të takojë dhe të qëndrojë me fëmijën e mitur nga dita e hënë deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 18:00 dhe ditën e shtunë dhe të diel nga ora 11:00 deri në orën 13:00. Gjykata specifikon se marrja dhe dorëzimi i fëmijës do të realizohet në prezencën e dados. Ndërkohë në urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes që është lëshuar për Princ Lekën, e paditura Elia Zogu urdhërohet të mos e cenojë dhe kërcënojë paditësin. Ish-bashkëshortja aktore e prncit urdhërohet gjithashtu të mos i afrohet atij, banesës ku jeton paditësi Leka II Zogu, vendit të tij të punës apo vendeve të tjera që frekuenton, përtej një distance 5 metër. Po ashtu Elia nuk lejohet të qëndrojë në rezidencën Mbretërore gjatë orareve që Princi duhet të zhvillojë takimet me të bijën. Në vendimin e gjykatës specifikohet gjithashtu se deri në marrjen e një vendimi për vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, Elia Zaharia do të jetojë në Rezidencën Mbretërore.

Top Channel / Trump do ta shkarkojë zëdhënësen, Rekord “i zi” në zyrën për shtyp
16/10 23:29
Top Channel / Reagon Avokati i Popullit Shabani: Mbipopullim në komisariate
16/10 23:28
Top Channel / Molotov bashkisë së Shkodrës, Në Vlorë bashkia blindohet me mbrojtëse
16/10 23:26
Top Channel / Protesta, gurë dhe flakë për 10 orë, Përplasje në ditën e katërt në Tiranë
16/10 23:24
Top Channel/Protesta para Kryeministrisë,i riu ngjitet te hyrja e godinës me fëmijën e porsalindur
16/10 23:00
Top News- Luftë dhe paqe në Tiranë/ Policët e studentët shtrëngojnë duart pas përleshjeve
16/10 22:16
Top Channel/ Deputetët e PD-së në Spitalin e Traumës, studentët e dhunuar po marrin kujdes mjekësor
16/10 21:59
Top Channel/ “Jep dorëheqjen”, protestuesit thirrje policisë: Hiqni kapelet
16/10 21:42
Top Channel/ Blindohet Bashkia e Vlorës, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare
16/10 21:40
Top Channel/Bashkia e Shkodrës në flakë,godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar
16/10 21:38
Top Channel/ Përplasje te Kryeministria,gurë drejt policisë,piper dhe gaz lotsjellës përgjigje bluve
16/10 21:35
Top Channel/ “Jep dorëheqjen”, protestuesit thirrje policisë: Hiqni kapelet
16/10 21:35
Top News- Protestuesit hedhin Klevis Balliun në Lanë, kalon në anën tjetër për të shpëtuar
16/10 21:24
Top Channel/ Plagos rëndë gruan me çekiç, arrestohet 73-vjeçari në Vaun e Dejës
16/10 21:15
Top News- Paqe pas shumë orësh “luftë”, policë e protestues i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin
16/10 21:13
Top News- “Kape se iku”, protestuesit vrap në rrugica për t’i shpëtuar shoqërimeve të policisë
16/10 20:53
Top Channel/ “Paqe” mes protestuesve dhe policisë, tubuesit i shpërndajnë ujë bluve
16/10 20:45
Top Channel/ “Nuk duam ta shkatërrojmë Tiranën”, të rinjtë debatojnë me policinë: Na arrestoni
16/10 20:43
Top Channel/ Protestuesi bën gjestin emocionues dhe fisnik, i jep ujë policisë
16/10 20:38
Top Channel/ Protesta e katërt e dhunshme, Forcat Operacionale patrullim në Tiranë
16/10 20:36