Princi i vogël, vepra e famshme e Antoine de Saint Exupéry, ka premirën të shtunën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli, me regji nga Rafael Hoxhaj. Princi, i pamjaftuar nga planeti i tij i vogël me tre vullkane: dy që nxjerrin llavë dhe një i shuar, dhe me një lule tekanjoze, niset në një udhëtim të gjatë. Pas shumë aventurash ai në fund kthehet tek lulja që ja ka zbutur zemrën dhe tek vullkanet e tij.