Top Channel/ Princi i Kurorës i Jordanisë martohen në një ceremoni luksoze të mbushur me yje
01/06/2023 22:18

Princi i Kurorës i Jordanisë Al Hussein bin Abdullah II dhe arkitektja saudite Rajëa Alseif u martuan të enjten në një ceremoni luksoze plot me VIP-a ndërkombëtarë, duke përfshirë Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden dhe Princin dhe Princeshën e Uellsit. Çifti u martua në një ceremoni tradicionale myslimane të mbajtur në Pallatin Zahran në kryeqytetin jordanez të Amanit. Ceremonia, e njohur si "katb al-ketab", u zhvillua në një belveder të zbukuruar me lule, i vendosur midis kopshteve të rregulluara. Sapo mbaroi ceremonia, shpërthyen duartrokitjet pasi Rajëa Alseif u bë Princesha Rajëa Al Hussein, me dekret mbretëror. Ceremonia e dasmës u ndoq në gjithë mbretërinë ndërsa 18,000 njerëz u mblodhën në një amfiteatër të lashtë romak për të parë ngjarjen më të rëndësishme në një ekran të madh. Pas ceremonisë, çifti mbretëror përshkoi Amanin me një autokolonë për të marrë pjesë në pritjen e tyre në Pallatin Al Husseiniya. Të shoqëruar nga një bandë ushtarake, çifti qëndroi mbi një Range Rover të hapur dhe përshëndetën me dorë qytetarët që ishin rreshtuar në anë të rrugës, duke brohoritur. Huseini do të trashëgojë fronin në një nga monarkitë më të vjetra të Lindjes së Mesme. Ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i Profetit Muhamed, themeluesit të Islamit. Ndërkohë Alseif ka lidhje si me familjen mbretërore të Arabisë Saudite nëpërmjet nënës së saj, Azza al-Sudairi, dhe me një fis të lashtë, të shquar arab, Subai, përmes babait të saj biznesmen miliarderit, Khalid al-Saif. Të dy Husseini dhe Alseif janë të arsimuar në SHBA. Princesha fitoi diplomën e saj të arkitekturës nga Universiteti i Syracuse në 2017. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04