Andrew Mountbatten-Windsor po hetohet nga policia britanike për krime të mundshme seksuale, në kuadër të një hetimi më të gjerë që lidhet me dosjet e Jeffrey Epstein. Sipas mediave britanike, detektivët po përpiqen të marrin në pyetje një grua që pretendon se është dërguar në rezidencën e tij në Windsor “për qëllime seksuale”. Autoritetet po u bëjnë gjithashtu thirrje viktimave të tjera të mundshme të Epstein që të paraqiten dhe të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të çështjes.