Korriku artistik në Durrës është mbyllur me premierën absolute të baletit “Princesha e akullit” i cili u shfaq në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” nga një trupë profesionistësh e baletit ukrainas. E frymëzuar nga përralla “Mbretëresha e Dëborës” dhe filmi “Frozen”, ky balet klasik vjen si një histori e bukur dashurie që përcjell mesazhin e paqes dhe dashurisë mes njerëzve, pasi vetëm përmes tyre thyhen akujt që nxisin konflikte dhe shkaktojnë luftra.