Top Channel/ Primaret në PD! Ja kur do vendosin demokratët për kandidatët
12/02/2025 19:52

1 marsi do jetë ditë zgjedhjesh për Partinë Demokratike, pasi demokratët do vendosin me votë kush do jetë kandidat për deputetë. Sali Berisha vendosi të mos dëgjoje zërat të cilët i kërkuan gara të barabarte duke i ofruar mbrojtje drejtuesve politik, të cilët për ti shpëtuar iu caktoi nje detyre te re: organizimin e procesit zgjedhor në cdo qark. Ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Këshillit Kombëtar kryedemokrati i dha një shpjegim te tijve se përse emrat që dikur nuk e mbeshtetën ne betejen për logon dhe vulën e partisë, iu dha pozicion drejtues duke i siguruar dhe vendin në liste. “Bashkimi ishte marrëveshje xhentelmenësh, e cila nga Sali Berisha nuk thyhet kurrë. Për këtë arsye kur caktuam drejtuesit e qarqeve sipas nje tradite 25-vjeçare të PD, caktuam si Belind Këlliçin ashtu edhe Agron Gjekmarkajn, Luçiano Boçin dhe Gazment Bardhin e të tjerë. Besoj se kjo ishte e drejtë. Kjo përfaqësonte bashkimin tonë”. Gara e primareve eshte përcaktuese për vendin që kandidatët për deputet do te zënë ne listë, nese do jene tek pjesa e sigurt apo e hapur. Por fati i drejtuesve politik me udhezimin e ri eshte i sigurte. “Primaret thotë statuti, por kryetarët e qarqeve jam përpjekur t’i përzgjedh persona të votuar, me eksperiencë elektorale dhe aktivitet publik. I kam caktuar të barabartë. Nuk kanë kërkuar asnjë kusht, kur u bë bashkimi. Nuk mund të pranoj që ata të mos jenë kryetarë qarku. Ju ftoj ta miratoni, edhe pse ka një devijim nga statuti”. Udhëzimi i primareve parashikom qe kandidatët; vetëpropozohen, propozohen nga anëtarësia ose nga organet qendrore të Partisë Demokratike. Pasi demokratët te votojne për kandidatët që duan te cojnë në Parlamentin e ardhshëm, të kualifikuar do të jenë vetëm ata që plotësojnë kuotën minimale, e cila do të llogaritet në varësi të numrit të anëtarëve që ka secili qark. Në renditje, përcaktues do jete edhe kontributi politik, angazhimi në kauzat e opozitës, si dhe regjistrimi i diaspores.

Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14
Top Channel/ ‘Raporti më i mirë që kemi marrë’, Rama ambasadores së BE:Keni pasur këmbën e…
05/11 12:11