Top Channel/ Prezantuesi i verbër i Top Albania/ Historia e 24-vjeçarit Stenaldo Mëhilli
20/02/2022 21:09

24-vjeçari Stenaldo Mëhilli është një nga zërat më premtues në Top Albania Radio. Për shumëkënd ai mund të jetë si çdokush i talentuar, por Stenaldo ka një histori të veçantë. Ai është i verbër por ka një zë të veçantë, të zhdërvjellët dhe me një pasion të madh për radion.