Në Durrës u mbajtën prezantimet finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”. Pas një gare që mblodhi 41 ekipe shqiptare dhe ndërkombëtare, sot 5 ekipet finaliste prezantuan vizionet e tyre për kampusin e ri universitar të Durrësit, një projekt që synon të krijojë një hapësirë moderne ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi