Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë mesazhin e saj të parë pas nisjes së misionit në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetin e saj X, Sofia Moreira de Sousa shprehet krenare për nisjen e detyrës së re dhe thekson se mbështetja e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian do të jetë në qendër të mandatit të saj. “Mirë se të gjeta, Shqipëri!”, shkruan ambasadorja në mesazhin e saj. Sofia Moreira de Sousa shprehet gjithashtu se mezi pret të bashkëpunojë me qytetarët dhe institucionet shqiptare për të avancuar drejt objektivit për integrimin e Shqipërisë në BE. “Jam krenare që nis misionin tim si Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Mbështetja e rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë në qendër të misionit tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju drejt këtij qëllimi”, thuhet në mesazhin e saj.