Top Channel/ Presioni i Trump bën efekt, bie nafta/ Izraeli dhe Irani zbatojnë marrëveshjen pas kritikave
24/06/2025 23:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Izraelit dhe Iranit, duke i akuzuar të dyja palët për shkelje të armëpushimit. Kritikat e tij sollën efekt të menjëhershëm në terren, me një ulje të tensioneve dhe një ndalim të përkohshëm të luftimeve. Pas deklaratave të Trumpit, Izraeli njoftoi goditjen e një radari iranian, por më pas u përmbajt nga sulme të mëtejshme. Ky vendim erdhi pas një telefonate mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentit amerikan. Në një adresim drejtuar qytetarëve, Netanyahu e cilësoi fitoren si historike: “Ne eliminuam dy kërcënime të menjëhershme ekzistenciale, një kërcënim bërthamor dhe një kërcënim me raketa balistike. Nëse nuk do të kishim vepruar, do të përballeshim me rrezikun e asgjësimit.”, deklaroi ai. Netanyahu konfirmoi se Forca Izraelite e Mbrojtjes ka eliminuar komandën e lartë iraniane, përfshirë tre shefa shtabi dhe shkencëtarë bërthamorë. Kufizimet për qytetarët izraelitë janë hequr, dhe disa aeroporte janë rikthyer në funksion. Nga ana tjetër, presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani do ta respektojë armëpushimin, por vetëm nëse Izraeli nuk e shkel atë. Por përkundër përkushtimit të përkohshëm ndaj armëpushimit, Irani ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga puna për zhvillimin e armëve bërthamore dhe pasurimin e uraniumit. Armëpushimi u reflektua menjëherë edhe te çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare, të cilat pësuan një rënie të ndjeshme. Sipas agjencive të lajmeve ndërkombëtare, një fuçi nafte e papërpunuar amerikane ka rënë me 4.9%, duke arritur në 65.12 dollarë, ndërsa nafta Brent, e cila shërben si standard ndërkombëtar për çmimin e naftës, ka rënë me 4.8%, në 67.13 dollarë. Rënia e çmimeve gjatë dy ditëve të fundit i ka çuar ato nën nivelet që regjistroheshin përpara se Izraeli të kryente një sulm ndaj Iranit, gati dy javë më parë. Ky zhvillim shihet si një tregues se tregjet janë duke vlerësuar mundësinë e stabilizimit të situatës në rajon.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04