Top Channel/ Presioni i SHBA e BE, Meta zbutet me SPAK, shpall Monikën kryetare të grupit armiqësor
19/04/2024 22:55

Pas akuzave të forta për SPAK dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në 72 orët e fundit, Ilir Meta është shfaqur sot shumë më i butë me drejtësinë. Kjo zbutje e Metës që do të garojë edhe për President të Partisë së Lirisë pas një jave, vjen një ditë pas reagimeve të forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që dolën hapur në krah të SPAK dhe institucioneve të drejtësisë, përballë akuzave që vinin prej tij. Duke folur mbi 60 minuta në Komitetin Drejtues Kombëtar, ai megjithatë, e kishte një mesazh edhe për SPAK. “SPAK-u torollaku të hetojë kë të dojë, Metën e kë të dojë, SPAK-u torollaku duhet të kuptojë që nuk mundet të përdorë njerëz të dobët në PL të cilëve mund t’u ketë sekuestruar celular, letra, etj, e t’i përdorë ata kundër meje dhe PL. Shtëpi, vila, fabrika, të shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. Po e pashë situatën keq do iki të vë një krevat te shtëpia e nënë Selvisë. Plus që kemi selinë… por ta harrojë SPAK-u torollaku se mund ta sjellë rrotull PL, se i ndodh ajo që mund të bëhet shembull në gjithë botën”, tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë gjeti edhe armikun brenda partisë që e bëri përgjegjëse për rënien e kësaj force politike në raport me shifrat që ai e la kur mori postin e Presidentit. Teksa foli menjëherë pas bashkëshortes së tij, Ilir Meta tha se ajo tani është përfaqësuese e mendimit ndryshe në parti, duke i etiketuar asaj të gjitha dështimet. “Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin jo njerëzit. Ekzekutojmë fenomenin sepse nuk mund të jetë më biznes familjar. Këtu kemi shumë raste të nepotizmit. Nepotizmi në Lezhë z.Viktor. Na e la targën ai dhe do pendohet shumë shpejt sepse i ka humbur nuhatja. Na mori edhe këshilltaren, por ajo është grua me integritet dhe do të kthehet shumë shpejt. Si do t’i realizojmë pesë prioritetet madhore që nuk dëgjova asnjë fjalë nga përfaqësuesja e mendimit ndryshe në parti. Janë 200 raste të verifikuara me lidhje familjare. Bravo i qoftë mendimit ndryshe për ramaformën. Kulmi i nepotizmit është në drejtësi. Në një prokurori 7 veta nga një familje”, tha midis të tjerash. Si do t’i ndjekim 3 miliardë euro në vit përveç atyre që ikin nga hajdutëritë e Erion Velisë dhe Edi Ramës dhe bandës së tyre nëse ne nuk çrrënjosim nepotizmin në Dogana dhe Tatime. Janë 200 raste të verifikuara me lidhje familjare. Bravo i qoftë mendimit ndryshe për ramaformën. Kulmi i nepotizmit është në drejtësi. Në një prokurori 7 veta nga një familje. Nepotizmi është përgjegjës për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë”, tha ai me ironi për Kryemadhin.

Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01