Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me presion në rritje brenda Partisë Laburiste, pasi ministrja e Transportit, Heidi Alexander, ka kërkuar të caktojë një afat kohor për dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një tranzicioni të qetë drejt një lideri të ri. Sipas Financial Times, Alexander i tha Starmerit se largimi i tij do të ishte në interesin më të mirë të vendit dhe të Partisë Laburiste. Megjithatë, kryeministri ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet dhe se do të përballet me çdo sfidë ndaj lidershipit të tij.