Shtëpia e Bardhë po përjeton ndryshimin më drastik në më shumë se një shekull. Muajin e kaluar, pjesë të East Wing, të ndërtuara që prej vitit 1902, janë shembur për t’i hapur rrugë projektit të ri të Donald Trump: një sallë gjigante eventesh, që ai e quan “më e bukura në botë”. Presidenti Trump kishte deklaruar më herët se ndërtesa historike nuk do të prekej, por pas fillimit të punimeve tha se shembja totale ishte e nevojshme “për ta bërë si duhet”, duke theksuar se vendimi është marrë pas studimeve me “arkitektët më të mirë në botë”.