Shumica socialiste sfidën e propozimit të kandidaturave për president ia la opozitës. Në raundin e dytë e të tretë në parlament do të shkojnë për votim vetëm kandidaturat që do të vijnë nga opozita. Procesi i zgjedhjes së presidentit të ri kthehet tashmë në një sfidë të shumëfishtë për Enkelejd Alibeajm i cili duhet të këshillohet me grupin e tij parlamentar i ndarë në tre pjesë.