Top Channel/ Presidenti në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku drejt marrëveshjes? Çfarë deklaroi Haxhiu!
31/08/2026 11:20

Takimet e fundit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë rritur pritshmëritë për një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Dy liderët janë takuar sërish të shtunën në mbrëmje, por pas takimit nuk kanë dhënë detaje dhe nuk kanë bërë deklarata për media. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste se negociatat mund të përfundojnë me rezultat pozitiv. Mediat në Prishtinë citojnë Haxhiun të ketë bërë thirrje që marrëveshja të arrihet sa më shpejt, duke e konsideruar zgjedhjen e presidentit të rëndësishme për funksionimin dhe vazhdimin e proceseve institucionale. Megjithatë, brenda Vetëvendosjes janë shfaqur edhe dyshime lidhur me mundësinë e sigurimit të votave në Kuvend. Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka theksuar se nëse Kurti dhe Abdixhiku bien dakord për një kandidat, Abdixhiku duhet të sigurohet më parë që deputetët e LDK-së ta mbështesin marrëveshjen në Kuvend. Ndërkohë, partitë opozitare kanë kritikuar mënyrën e zhvillimit të negociatave. PDK-ja ka kërkuar që çështja e presidentit të diskutohet dhe zgjidhet në Kuvend, pasi pikërisht deputetët janë ata që duhet ta zgjedhin presidentin. Edhe AAK-ja ka kritikuar mungesën e transparencës, duke kërkuar të dihet se çfarë po diskutohet dhe çfarë përfitimi konkret kanë qytetarët nga takimet e mbyllura mes dy liderëve.

Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20