Top Channel/ Presidenti kroat refuzon të takojë Nancy Pelosin
24/10/2022 23:40

Presidenti kroat, Zoran Millanovic, refuzoi ftesën e Ambasadës amerikane në Kroaci, për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi. Ajo gjendet në Kroaci për të marrë pjesë në samitin, Platforma Ndërkombëtare e Krimesë. Duke përmendur që ftesën ia ka bërë Ambasada amerikane në Kroaci, ai ka thënë se thirrja i është bërë “shumë vonë” dhe se do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci. “Nëse do të vinte Sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanovic. Ai po ashtu wshtw shprehur se ftesa amerikane mund të ketë qenë vetëm shenjë mirësjelljeje, dhe se brenda dy javësh republikanët do të fitojnë zgjedhjet në SHBA, prandaj sipas tij Pelosi nuk do të ketë më pozitën që ka sot. Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se trajnimi i ushtarëve ukrainas në Kroaci do të përbënte pjesëmarrje në luftë. “Kroacia nuk ka obligime ndaj Ukrainës. Nëse dikush sulmon Poloninë apo Lituaninë, atëherë ajo është çështje tjetër. Marrëveshja e NATO-s nuk ka shumë detaje. Le të themi, çka nëse Kroacia sulmon Serbinë? Zgjohemi një mëngjes dhe sulmojmë Serbinë. Ky është trillim për arsye sqarimi. E sulmojmë Serbinë dhe shkojmë në luftë. A duhet të na ofrojë NATO-ja ndihmë dhe mbrojtje? Nuk e kam idenë! Ndoshta po, ndoshta jo”, ka thënë ai. Samiti Platforma Ndërkombëtare e Krimesë, e organizuar nga Ukraina dhe Kroacia, do të nisë punimet më 25 tetor në Zagreb. Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e 42 delegacioneve nga 32 shtete të botës.

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45