Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar të martën se një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonte me fitues, ka raportuar media shtetërore. Xi i ka bërë këto deklarata pak para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në janar. Trump, ish-president amerikan, ka shtyrë përpara luftën tregtare me Kinën përgjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë, dhe e ka akuzuar këtë shtet për vjedhje të pronës intelektuale dhe praktika tjera “të padrejta”.