Në njërën prej deklaratave më të ashpra deri tani kundër Rusisë për agresionin e saj në Ukrain, Presidenti i KE-së, Charles Michel, deklaroi se ajo duhet përjashtuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kur një shtet anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit fillon një luftë të paprovokuar dhe të pajustifikuar, një luftë e dënuar nga Asambleja e Përgjithshme, pezullimi i anëtarësimit duhet të jetë automatik, sipas mendimit tim.