Shqipëria nënshkroi këtë të diel dy marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arave, Zayed Al Nahyan, që mbërriti këtë të diel në një vizitë zyrtare në Tiranë, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, midis kompanive arabe Masdar e TAQA me kompanit shqiptare KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme shqiptare.