Top Channel/ Premtoi t’i jepte fund luftërave në Ukrainë dhe Gaza, zbulohen lëvizjet e para të Trump
12/11/2024 19:51

Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Amerikën të parën, Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk ka dhënë detaje për politikën e jashtme të administratës së tij të ardhshme. Sipas raportimeve, bisedat e tij të para me udhëheqës ndërkombëtarë pas fitores në zgjedhje, tregojnë se ai synon të përmbushë zotimet për t’i dhënë fund shpejt konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe agresioni rus në Ukrainë, do të jenë objektivat e parë të politikës së jashtme të Uashingtonit kur Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. “Asgjë nuk do të më pengojë të mbaj premtimet e mia. Ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt, të fortë, të begatë, të fuqishme dhe të lirë përsëri”, tha Trump. Mandati i tij fillon më 20 janar, por ai tashmë ka folur me udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Moska mohon njoftimet se Trump ka folur edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Republikani bëri fushatë duke u zotuar për t’i dhënë fund shpejt luftërave. Analistët thonë se ai do që të japë rezultate sa më shpejt. Trump nuk ka shpjeguar asnjëherë se si do të ndalojë luftërat, por shpesh kritikon ndihmat amerikane prej miliarda dollarësh që shkojnë në Ukrainë. Një fund i shpejtë i luftës mund të nënkuptojë lëshime të mëdha nga Kievi, diçka që Presidenti Zelensky thotë se nuk ka gjasa të ndodhë. Me dërgimin e ushtarëve nga Koreja e Veriut për të ndihmuar Moskën, lufta në Ukrainë mund të ketë implikime më të gjera gjeopolitike, në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në Gadishullin Korean. Presidenti i zgjedhur Trump duhet të merret gjithashtu me Izraelin, i cili duket i përqendruar në arritjen e qëllimeve maksimaliste dhe jo në një armëpushim, jo vetëm me Hamasin në Gazë, por edhe me Hezbollahun në Liban, frontin e dytë të luftës. Të dy grupet kanë mbështetjen e Iranit. “Ne e shohim kërcënimin iranian të pranishëm në të gjithë elementët e tij dhe rrezikun që ai paraqet. Ne shohim gjithashtu mundësitë e mëdha përpara Izraelit në fushën e paqes dhe zgjerimit të tij”, thotë Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit. Presidenti i zgjedhur Trump premtoi të jetë i ashpër në tregti, veçanërisht kundër Kinës. Në mesazhin e urimit drejtuar zotit Trump, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për lidhje “të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme”. Trump premtoi gjithashtu se do të godasë emigracionin, duke u zotuar se do të dëbojë masivisht emigrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17