Top Channel/ Premtimi i Berishës: Do të ulim çmimin e energjisë
01/04/2025 22:24

Ndryshe nga kryesocialist Edi Rama, që adresoi kërkesa specifike për kandidatët e tij, për kreun e opozitës, Sali Berisha, parësor për të gjithë emrat në listë është programi i Partisë Demokratike. “Para se të flasim për kundërshtarin, le të flasim për programin në radhë të parë. Kjo është shumë e rëndësishme që ta dini, se kjo është zgjedhja jonë. Ne zgjedhim programin tonë. Në çdo bisedë, ne kemi epiqendër programin. Secili nga ju punën duhet ta masë sa njerëz do të takojë ai dhe stafi i tij.”. Berisha njoftoi se fushata elektorale e opozitës do të hapet më 11 prill, në orën 19.00, në Tiranë, ndërsa iu kërkoi të gjithë drejtuesve politikë të qarqeve dhe krerëve të degëve, të cilët i mblodhi në selinë blu mbrëmjen e kësaj të marte, që të merren me organizimin. “Detyrën e parë keni pra organizimin. Organizimin sa më të sigurt. Trajnimet e të gjithë përfaqësuesve tanë në të gjitha nivelet e komisioneve të votimit janë të domosdoshme. Janë një rëndësie parësore, duhet të fillojnë menjëherë. Duhet të zgjidhen personat në kuptimin që mund të përmbushin më mirë këtë detyrë, por ata duan trajnim”. Më herët, në një takim me banorët e degës numër 9 në Tiranë, Berisha tha se programi i tij parashikon ulje të çmimit të energjisë dhe karburanteve, si dhe bonus për familjet me fëmijë. “Shqipëria energjinë pa asnjë lloj humbjeje mund t’ja shesë qytetarëve me 7 lekë. Ne do e ulim në 7 lekë kilovatin. Shqiptarët do blejnë naftën me ato çmime, plus minus 10% që e blejnë maqedonasit, kosovarët, malazezët, dhe absolutisht asnjë qindarkë më shumë. Familjet me fëmije, do kenë bonuse për fëmijët. Për fëmijë e parë 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro, fëmija i tretë do rritet tërësisht nga shteti, nga lindja gjer në moshën 23 vjeçare”.

Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59
Top Channel/ “Protesta u kap nga Rama-Balluku”. Berisha akuzon se u manipulua me “mikrofonin”
28/10 15:24
Top Channel/ Rama fton studentët: Hajde diskutojmë ç’duhet të bëj më mirë, zgjidheni vendin e kohën
28/10 14:43
Top Channel/ Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale 2027: Nga rritja e taksës për biznesin te…
28/10 14:42
Top Channel/ “Këta s’kërkojnë të dëgjohen, por të imponohen”, Rama: Do kryej kontratën me shqiptarët
28/10 14:41
Top Channel/ “Një turmë e verbër nuk cakton çfarë bëhet”, Rama për protestat: Mandatet i jep sovrani
28/10 14:40
Top Channel/ Rama: Buxhet rekord me 10 mld euro! Berisha: Falimenton bizneset dhe rrit çmimet
27/10 19:40
Top News- Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, refuzon PD: Teatër politik
27/10 19:36
Top News – PD kundër paketës së re fiskale. Berisha- Do të çojnë drejt falimentimit bizneset
27/10 18:52
Top Channel/ Vokshi akuzon Belinda Ballukun për pasuri 1.2 mld euro, 300 shtëpi dhe dy jahte
27/10 15:16
Top Channel/ Berisha thërret protestë kombëtare. PD thirrje për protestë më 31 tetor
27/10 15:14
Top Channel/ “Dhunë shtazarake ndaj protestuesve” Aliolli Braçe: Ju keni një qëndrim, ne një tjetër
27/10 14:16
Top Channel/ Vokshi akuzon mazhorancën se po mbron Ballukun, opozita bojkoton komisionet
27/10 12:16
Top Channel/ Opozita bojkoton Parlamentin! PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike
26/10 15:14
Top Channel/ Berisha: SPAK të arrestojë Ballukun, studenti që u përball me 7 narkopolicë…
26/10 15:11
Top Channel/ PS refuzon dorëheqjen e Ramës! Balla për protestuesit: Merrni shembull studentët serbë
26/10 15:10
Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39