Pas takimit me ministrat në ditën e dytë të tij në Pogradec, Kryeministri Edi Rama ka pritur në vilën qeveritare disa të moshuar. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur të moshuarit hyjnë në vilën qeveritare njëri pas tjetrit për t’u takuar me Kryeministrin e vendit.