Prej 7 vitesh varrezat publike të fshatit Belishove në bashkinë e Mallakastrës dëmtohen sistematikisht nga persona ende të paidentifikuar duke u kthyer në problem shqetësues për banorët e zonës. Banorët tregojnë për mikrofonin e Top Channel se në periudha të ndryshme kohore fotografitë dhe qivuret e të ndjerëve thyhen e dëmtohen, ndërsa theksojnë se problemin e kanë denoncuar në polici e madje çështja e tyre ka përfunduar deri në prokurori por vijon të mbetet e pazgjidhur.