Edhe pse temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë orientuar pjesën më të madhe të turistëve drejt plazheve, Apolonia dhe Bylisi vijojnë të mbeten dy prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit kulturor në jug të Shqipërisë. Çdo ditë, vizitorë vendas dhe të huaj ndalojnë në këto qytete antike për t’u njohur nga afër me historinë, monumentet dhe gjurmët e qytetërimeve të lashta. Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, interesi i turistëve vijon të jetë i lartë.