Pas Tiranes, përmbledhjen poetike të krijimtarisë së tij 40-vjeçare Preç Zogaj, vendosi ta publikojë në Shkodër. Perpara studenteve të universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe pedagogeve, Preci, prezantoi vepren e tij me të re “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati” veper e cila pasqyron 40 vite poezi të autorit i cili shkruan per gruan, miqtë, për vdekjen, për nënën si dhe per rininë, me të cilet bashkëbisedoi gjatë.