Top Channel/ Prapaskenat SHBA-Rusi! Zbulohet pse shkoi shefi i CIA në Moskë
25/08/2026 23:16

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, zhvilloi një vizitë befasuese në Moskë me disa zyrtarë rusë, përfshirë edhe homologun e tij, kreun e shërbimeve sekrete ruse, Sergei Naryshkin. Ai fluturoi për në Rusi me një avion C-17, ndërsa mediat zbuluan se SHBA i kishte kërkuar Ukrainës që të ndalte të gjitha sulmet drejt Rusisë gjatë kohës që ai qëndroi në Moskë. Të dy shtetet preferuan të mos komentonin vizitën e shefit të CIA-s, por media zbuluan se komunikimet e tij me rusët kanë qenë intensive të vazhdueshme, ndërsa ishin intensifikuar kohët e fundit. Madje arsyeja kryesore e vizitës ka qenë për t’u përcjellë mesazhin rusëve se Irani duhet të izolohet ekonomikisht, duke kërkuar që Rusia të qëndrojë neutrale dhe të mos ketë asnjë ndikim, ndryshe nga Kina që e ka kundërshtuar nismën e ditëve të fundit të presidentit Donald Trump. Po ashtu mediat raportojnë se një pikë tjetër e diskutimeve ka qenë propozimi i Zelenksyt për të krijuar një zonë të ndërmjetme tregtare mes dy vendeve, gjë që është kundërshtuar kategorikisht nga pala ruse. Vetëm pak minuta pasi Ratcliffe u largua nga Rusia, Kremlini njoftoi zyrtarisht se propozimi i Zelenskyt për zonën tregtare ishte refuzuar. Nga ana tjetër rusët kanë përsëritur edhe një herë kërkesën se prania e trupave të NATO-s në Kiev do të ishte vija e kuqe dhe se në këtë pikë nuk do të ketë negociata.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16