Deputetët e PS kanë zbritën në terren për zhvillimin e asaj që Edi Rama e emërtoi si “Praninë Besnike”, me qëllim uljen ballë për ballë me popullin për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre. Në ditën e parë të nismës, që startoi pasditen e së premtes në ora 17:00 dhe do të mbahet cdo të premte, u pa edhe prania e drejtorëve të institucioneve dhe militantëve të Partisë Socialiste. Në një reagim në rrjetet sociale Rama theksoi se “Prania Besnike” nuk do të jetë një mbledhje, por një dëgjesë individuale, ku shqetësimet e qytetarëve do të mbahen shënim dhe do t’u adresohen zyrtarisht institucioneve përmes deputetit.