Top Channel/ Prangoset në Astir Daut Laze, ishte arratisur nga burgu
14/04/2025 23:29

Pas më shumë se dy muajsh që endej i lirë, ka marrë fund arratia për Daut Lazen. 49-vjeçari i cilësuar nga policia si person me rrezikshmëri të lartë, u arratis nga burgi i Lezhës në orët e para të mëngjesit të 4 shkurtit. Daut Laze u arrestua nga shërbimet e komisariatit numër 6 në Astir, falë informacioneve nga inteligjenca policore. Sipas drejtorisë së Burgjeve 49-vjeçari ishte arrestuar më 16 nëntor 2021 për veprën penale “Dhuna në familje” dhe më 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i kishte caktuar masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal. Ai u arratis institucioni i Posaçëm Mjekësor në burgun e Shënkollit, ndërsa për këtë rast u arrestuan tre gardianë për shpërdorim detyre, të cilët u liruan më vonë. Pavarësisht kontrolleve intensive dhe shumës prej 10 mijë euro të vënë në dispozicion nga Policia e Shtetit për këdo që jepte informacion Daut Laze qëndroi 69 ditë i arratisur. Sipas Aktit të Ekspertimit Psikiatriko-Ligjor, 49-vjeari Laze vuan nga çrregullimi psikopatik i pa specifikuar, sëmundje që ka filluar shumë kohë më parë. Policia e Tiranës e cila ka publikuar edhe foton e tij pas arrestimit, njofton se çështja tashmë i kalon në dorë drejtorisë së Vendore të Policisë Lezhë.

Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29
Top News- Ushtria ruse në krizë për ushtarë/ Mashtron dhe rekruton burra të varur nga alkooli
06/04 15:28