Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas. Sipas forcave blu janë kryer 18 arrestime dhe procedime penale, kryesisht për shoferë që kanë qenë në drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit, për vozitjen e automjetit pa leje drejtimit, për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe një prej tyre u procedua për korrupsion aktiv.