Top Channel/ Pragë, masakër në universitet, 15 të vrarë, policia eliminon edhe sulmuesin
21/12/2023 18:39

Një ngjarje e tmerrshme e pandodhur kurrë më parë tronditi Pragën mesditën e kësaj të enjteje. Një student hapi zjarr në sheshin e vjetër të qytetit në fakultetin e filozofisë së Universitetit, Charles në Pragë, duke vrarë të paktën 15 persona dhe plagosur 30 të tjerë. Këto janë momentet pak pas sulmit të tmerrshëm që shkaktoi panik jo vetëm në fakultet por edhe në zonën historike të qytetit, mjaft e frekuentuar edhe nga turistët. Atentatori, një student çek, 24 vjeç i identifikuar si David Kozak, është vrarë pas sulmit. Agjentët e policisë ndërhynë masivisht në sheshin e qytetit të vjetër të Pragës, duke evakuuar fakultetin dhe zonën përreth tij. Sipas policisë, i riu ka hapur zjarr nga çatia e universitetit, ndërsa ngjarjen e kishte paralajmëruar ditë më parë në mediat sociale. Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan tha se me neutralizimin e agresorit nuk kishte më rrezik në zonë, ndërsa ju kërkoi njerëzve të bashkëpunonin me autoritetet. Ndërkaq kryeministri Petr Fiala tha se kishte anuluar të gjitha angazhimet e tij, deri në zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Referuar publikimeve në media, ditët e fundit në rrjetin Telegram, sulmuesi David Kozak kishte publikuar mesazhe delirante dhe shumë të forta, ku thoshte se dontë të shkaktonte një masakër në shkollë, duke u frymëzuar nga disa të rinj rus që kryen veprime të ngjajshme.

Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02