Tajvani duhet të mbrojë sovranitetin dhe të njohë kulturën dhe historinë e vet, ka thënë të dielën presidenti i ishullit, Lai Ching-te. Lai, i cili është ngjitur në pushtet në maj, është ithtar i idesë për identitet të ndarë të Tajvanit prej Kinës, qëndrim që zemëron shpesh Pekinin, i cili e sheh ishullin si pjesë të pashkëputshme të territorit kinez.