PPE miraton rezolutën ku theksohet se zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara nëse nuk ndërhyjnë BE dhe institucionet e tjera. Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; Keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; Punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS; Emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt; Shtypje e opozitës dhe kufizim i medias; Ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; Pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë;