Trupa e aktorëve të Portokallisë dhuroi mbrëmjen e kaluar një tjetër spektakël plot të qeshura dhe argëtim në qytetin bregdetar të Sarandës. Qindra qytetarë dhe turistë që po pushojnë në Sarandë në këto ditë të nxehta ndoqën skeçet e përgatitura me përkushtim nga aktorët, në turin Verë dhe Portokalle. Atmosfera elektrizuese nuk mungoi në asnjë moment.