Edhe këtë fundjavë vijon fluksi i personave dhe automjeteve që hyjnë në vend përmes portit detar të Durrësit. Paraditen e sotme kanë mbërritur me tre tragete të linjës afro 4400 persona dhe 1165 mjete. Në mbrëmje pritet të mbërrijnë dy tragete të tjera me afro 2500 udhëtarë. Ndërkaq e diela pritet të sjellë një tjetër fluks në hyrje të udhëtarëve, kryesisht shqiptarë që jetojnë në Itali, pasi i paraprin festës së Fjetjes së Virgjëreshës Mari (Ferragosto), një festë tipike italiane që shoqërohet me një periudhë pushimi në vendin fqinj.