Top Channel/ Popullariteti i Putinit bie për të shtatën javë radhazi, më i ulëti që nga pushtimi i Ukrainës
24/04/2026 19:30

Vlerësimi për presidentin rus Vladimir Putin ka rënë për të shtatën javë radhazi, duke arritur në 65.6%, niveli më i ulët që nga nisja e pushtimit të Ukrainë nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Sipas të dhënave të publikuara nga VTsIOM, mbështetja për Putinin ka pësuar rënie nga 73.3% që ishte në mars, ndërsa niveli i besimit ndaj tij ka zbritur në 71%, nga 77% që ishte më parë. Putin, i cili është në pushtet që nga viti 1999, fillimisht i emëruar nga Boris Jelcin, ka mbajtur role kyçe si president dhe kryeministër, duke u shndërruar në një nga liderët më jetëgjatë të Rusisë moderne. Nëse përfundon mandatin aktual gjashtëvjeçar, ai pritet të kalojë edhe figura historike si Joseph Stalin për kohëzgjatjen në pushtet. Megjithëse mbështetja ndaj tij mbetet e lartë krahasuar me standardet demokratike, rënia e fundit lidhet me disa faktorë të mundshëm, përfshirë vështirësitë ekonomike dhe pakënaqësitë ndaj kufizimeve të internetit dhe aplikacioneve të komunikimit në vend. Ndërkohë, mbetet e paqartë se sa pasqyrojnë realisht sondazhet opinionin e qytetarëve rusë, për shkak të klimës së censurës dhe represionit shtetëror. Analistët theksojnë se shumë qytetarë mund të mos ndihen të lirë të shprehin hapur mendimet e tyre. Rënie është regjistruar edhe te figura të tjera politike, përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, ish-presidentin Dmitry Medvedev dhe liderë të opozitës si Gennady Zyuganov dhe Sergei Mironov. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara në fund të shtatorit, disa zëra publikë në Rusi kanë paralajmëruar për nevojën e ndryshimeve për të shmangur rrezikun e trazirave sociale.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05